Të dashur qytetarë,
Shfrytëzimi i transportit publik është e mirë e përgjithshme të cilin duhet ta shfrytëzojmë të gjithë. Bashkërisht mund të kontribuojmë edhe në uljen e ndotjes së ajrit si dhe kaosin në komunikacion. Me autobusë cilësor dhe praktik Ndërrmarja Publike “Tetova Transport”, ofron rehati dhe siguri për lëvizje të qytetarëve.
Duke shfrytëzuar transportin publik ju gjithashtu reduktoni konsumin nëpër makinat Tuaja.
Në këtë mënyrë nuk bllokohet edhe komunikacioni por as nënstacionet e autobusëve nga shofer të pandërgjegjshëm. Me çmim të lirë të biletave më mirë merni transportin publik sesa të vozisni makinat tuaja!