Me datë 02.11.2022 NP “Tetova Transport” – Tetovë ka realizuar një vizitë pune në “Trafiku Urban” – Prishtinë, R. e Kosovës. Në këtë takim, drejtori i NP ,,Tetova Transport ‘’ – Tetovë z.Rafiz Mejdija dhe drejtoresha e N.P.K. “Trafiku Urban”-Prishtinë znj. Arta Domi shkëmbyen mendime, përvoja dhe ide për bashkëpunimin mes këtyre dy ndërmarrjeve të transportit publik.
Në këtë takim pune u diskutua për sfidat me të cilat përballen çdo ditë ndërmarrjet e transportit gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre. Takimi i punës u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer, me dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.