Gjatë një vizite pune disa ditore në Leverkusen të Gjermanisë , kryetari i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami së bashku me drejtorin e NP “Tetova Transport” – Tetovë z. Rafiz Mejdija patën takim pune me kryetarin e Komunës së Leverkusenit, z. Uwe Richrath.
Leverkusen është shembull i transportit të organizuar publik të qytetit, dhe krahasimi i përvojave dhe ideve për zbatimin e standardeve të larta evropiane dhe modeleve të punës është një ndihmë e madhe për NP “Tetova Transport”-Tetovë.
Për kënaqësinë tonë të madhe u shpreh vullneti i mirë për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes Leverkuzenit dhe Tetovës. Takimi kaloi në një atmosferë të shkëlqyer.