Arbër Ajdini ka lindur në vitin 1990 në Tetovë. Shkollën e mesme ekonomike e përfundoi në vitin 2004 në shkollën ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë, ndërsa diplomoi në vitin 2013 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tetovës. Ai është magjistër në kontabilitet dhe finansa.
Angazhimi i tij profesional filloi në “Imobalk” si menaxher marketingu. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, ai ishte menaxher turizmi në agjencinë turistike “Polog Turist”, për të vazhduar më pas si menaxher logjistike në “Dauti Komerc” nga viti 2017 deri në vitin 2019. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, ai ishte koordinator i udhëtimeve në transportin ndërkombëtar të “LimBus” Tetovë. Ai u angazhua që nga fillimi i NP “Tetova Transport” Tetovë si këshilltar shtetëror gjatë periudhës 2022-2023. Mandati i tij si këshilltar në Komunën e Tetovës është nga viti 2022 deri në vitin 2024, ndërsa nga data 01.01.2024 u emërua U.D. Drejtori i NP “Tetova Transport” Tetovë.
Arbër Ajdini është një njeri familjar. Jeton në fshatin Sellcë të Tetovës.